Barcelona vendos për Denis Suarezin
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
“Mundo Deportivo” bën të ditur se mesfushori i ri spanjoll, Denis Suarez, nuk do të largohet nga Barcelona, për të cilin ka kohë që spekulohet.

Sevilla, Villarreali dhe disa klube nga Premierliga janë të interesuara për talentin 23 vjeçar, i cili ka pasur formë të luhatshëm në “Camp Nou”.

Suarez nuk ka luajtur shumë këtë edicion dhe spekulimet ishin të shumta se ai do t’i thotë lamtumirë Barcelonës gjatë verës, diçka që tani është hedhur poshtë nga katalanasit.

Suarez, i cili nga viti 2011 deri 2013 ishte pjesë e Manchester Cityt, ka bërë 36 paraqitje për Barcelonën këtë edicion, në shumicën prej tyre ka ardhur nga stoli – derisa ka realizuar tre gola në gjitha garat. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2017, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori