Barcelona vijon presionin ndaj Messit: Rinovim ose nuk kemi për çfarë të flasim
Vazhdon përballja mes Lionel Mesit dhe Barcelonës, me situata që ndryshojnë në çdo moment dhe po e kthejnë këtë në një luftë të mirëfilltë mes palëve.

Edhe pse Mesi është një personazh i cili i ka dhënë shumë Barcelonës gjatë karrierës së tij, duket se lamtumira nuk do të jetë miqësore, siç tregojnë qëndrimet që po mbajnë palët në ditën e fundit.

Fillimisht u raportua se Mesi kishte kërkuar një takim me drejtuesit e klubit, për të sqaruar situatën, por gjithmonë duke i qëndruar besnik vendimit të tij për t’u larguar nga katalanasit. Përgjigja që ka marrë nga klibi nuk ka qenë aspak miqësore. Sipas “Marca”, ajo është “Do të flasim vetëm për rinovimin, ose nuk ka asgjë për të folur”.

Me pak fjalë, luftë e hapur dhe asnjë kompromis që mundëson largimin e argjentinasit nag Barcelona, edhe pse ky i fundit nuk dëshiron më të luajë me fanellën e kësaj skuadre.

Në klub me sa duket e kanë kuptuar se do të humbasin lojtarin dhe me kokëfortësi po mundohen të nxjerrin nga ai sa më shumë përfitime financiare, duke këmbëngulur fillimisht për shifrën 700 milionë euro e duke shpresuar që ajo të shkojë rreth 250-300 milionë euro, edhe pse vështirë se ka klube që mund ta përballojnë në këtë periudhë krize.
Shtuar më 28/08/2020, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori