Në një analizë të redaksisë së sportit në
Albeu.com me titull “Çelësi i suksesit të Barcelonës, rregulli i 6 sekondshit?!”, të publikuar me 15 tetor të vitit të kaluar, kemi spjeguar rregullin e 6-sekondshit që aplikohet nga
Barcelona. Një mënyrë perfekte e funksionimit të këtij “rregulli” është vënë re edhe në ndeshjen e zhvilluar këtë fundjavë kundër Real Sociedadit.
Por, ç′është rregulli i 6 sekondshit?!
Në stilin e lojës,
Barcelona nuk toleron humbje topi, por edhe kur e humb, në vend që futbollistët të kapin pika të caktuara në fushë, shumica e futbollistëve menjëherë mobilizohen për të rimarrë topin, duke i bërë presion të papërballueshëm skuadrës tjetër. Ky "sulm" i futbollistëve të Barcelonës ngushton hapësirën e lëvizjes së topit, dhe sipas rregullit të Barcelonës, topi i humbur duhet të rikthehet brenda 6 sekondave.
Si funksionoi ky rregull në ndeshjen e fundjavës me Real Sociedad?!
Përgjigjen më të saktë mund ta gjeni nëse ndiqni videon e mëposhtme. Shikoni momentet kur
Barcelona humb topin dhe më pas reagimin e futbollistëve të Barcelonës. /
albeu.com/
Shikoni golat: