Barcelona zgjërohet edhe në Kontinent tjetër
Albeu.com
Klubi spanjoll Barcelona ka zhvilluar kontakte preliminare me Ligën Amerikane të Futbollit (MLS), rreth zgjerimit të 'mbretërisë' së tyre edhe në Shtetet e Bashkuara, duke krijuar një ekip simotër në Miami të Floridës.Sipas raporteve nga televizioni Univision, janë duke u bërë hapa që Barcelona ta zgjerojë aktivitetin e vet edhe në Amerikë, përmes krijimit të një klubi simotër në SHBA, saktësisht në Miami. Klubi do të emërtohet diçka si Barcelona USA.
Presidenti i Barças, Joan Laporta, si duket ka udhëtuar në Miami për t'u takuar me zyrtarë të MLS dhe një varg biznesmenësh lokal dhe për të diskutuar të mundësinë e krimit të një ekipi në një të ardhme të afërt, pa ditur kohën e saktë.
Barcelona dëshiron të ndjekë hapat e klubit meksikan Chivas, që zgjeroi aktivitetin edhe në MLS duke krijuar skuadrën e tyre Chivas USA, në Llos Anxhellos në vitin 2004 gjë që u tregua si potez i mirë.
Shtuar më 06/09/2008, ora 03:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori