Barcelona zyrtarizon kolumbianin e parë në histori
Barcelona ka mbyllur marrëveshjen me Palmeirasin për blerjen e Yerry Mina.

23-vjeçari do të mbërrijë në kryeqendrën e Katalunjës gjatë mbrëmjes së sotme, për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e Ernest Valverdes. Për mbrojtësin kolumbian “blaugranat” do të paguajnë pak më shumë se 13 milionë euro, ndërsa kontrata e tij do të jetë për 4 sezone e gjysmë.

Yerry Mina është futbollisti i parë kolumbian që do të veshë fanellën e Barçës. Më blerjen e tij Valverde do të ketë një alternativë më shumë në fazën mbrojtëse, ku shpesheherë skuadra ka shfaqur probleme për arsye dëmtimesh./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori