Barcelonë, digjet shtëpia e Keita
Shtëpia e mesfushorit të Barcelonës, Seidu Keita, ka marrë flakë ditën e djeshme. Ngjarja ndodhi në zonën e Gavas, në Barcelonë.

Sipas punonjësve të policisë, flakët nisën nga një karrige që përdorej për masazh në tarracën e vilës. Menjëherë zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë shuar flakët.

Sipas raportimeve, nuk pati të dëmtuar, pasi në shtëpi në kishte njeri. Keita kishte pak ditë që ishte bashkuar me katalanasit, pas pjesëmarrjes në Kupën e Afrikës me përfaqësuesen e Malit. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2012, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori