Barcelonën e refuzon edhe një tjetër trajner i madh
Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri, që do të zëvendësonte Quique Setien pas përfundimit të Ligës së Kampionëve.

Pasi dështuan në angazhimin e Xavi Hernandez, Barcelona sytë ka hedhur nga ish trajneri i Arsenalit, Aresene Wenger.

Le 10Sport raporton se klubi katalan ka kontaktuar trajnerin francez, me idenë e pasimit të Quique Setien, madje ata kanë diskutuar edhe kushtet e kontratës, dhe projektin që Wenger do të niste në Camp Nou.

Sidoqoftë, në fund, 70 vjeçari ka vendosur të refuzojë Barcelonën, për të vazhduar punën në projektet e UEFA-s.

Arsene Wenger është i papaunë që nga viti 2018, kur ishte larguar nga Arsenal pas 22 vitesh qëndrim.
Shtuar më 13/08/2020, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori