Barcelonës i ka mbetur vetëm për të bindur klubin për blerjen e lojtarit
Barcelona është pranë marrëveshjes për të nënshkruar me mesfushorin e Gremios, Arthur.

Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, të dy klubet mund të takohen “në orët e ardhshme” në Brazil me përfaqësuesin e Barcelonës për Amerikën e Jugut, Andre Cury.

Gazeta shpjegon se kushtet personale tashmë janë arritur dhe ka pajtim mes palëve dhe se vetëm një tarifë transferimi do të duhet të negociohet.

Barça shpreson të blej 22-vjeçarin për 25 milionë euro, por Mundo Deportivo paralajmëron se mund të mos jetë shumë e mjaftueshme./albeu.com/
Shtuar më 28/01/2018, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori