Barçës ia bëjnë me hile, Vermaelen i dëmtuar
Pëlqej
Hije dyshimi mbi blerjen më të fundit të Barcelonës, mbrojtësin belg Thomas Vermaelen. Për të firmosur me 28-vjeçarin, drejtuesit e klubit blaugrana i paguan Arsenalit 19 milionë euro në total, por a ja ka vlejtur ky investim? Mediat spanjolle bëjnë me dije se Vermaelen është ende i dëmtuar dhe nuk do të mund të luajë për Barcelonën, në ndeshjet e para të sezonit.

Dëmtimet e shumta që pësoi me Topçinjtë sezonin e shkuar kanë lënë shenjën e tyre te Vermaelen, megjithatë ajo çka po e mban mbrojtësin belg jashtë fushave të futbollit, është një dëmtim i pësuar me kombëtaren belge në Kupën e Botës, madje ishte vetë klubi i Barcelonës që e konfirmoi diçka të tillë.

Në një deklaratë të fundit të katalanasve në faqen e tyre në internet shkruhej se Vermaelen po vuan nga një dëmtim që ka pësuar në kofshën e këmbës së djathtë gjatë muajt Qershor në Kupën e Botës. Lojtari do t’u nënshtrohet disa seancave fizioterapike për të lënë gjithçka pas vijonte më tej komunikata e klubit spanjoll.

Dje Vermaelen firmosi një kontratë 5-vjeçare me Barçën duke u bërë u blerja e 7-të e katalanasve në këtë merkato vere pas Luis Suarez, Ivan Rakitiç, Jeremy Mathieu, Marc Andre Ter Stegen, Claudio Bravos dhe Alen Haliloviç. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori