Bare e dreqos, i mjaftojnë 15 minuta për të marrë dy kartona të verdhë
Mesfushori i Kombëtares Keidi Bare është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 15-të të sfidës ndaj Deportivo La Korunja B, që po fitohet nga miqtë me rezultatin 0-2.

Bare është lideri i skuadrës B, por e braktisi ekipin, duke e lënë me 10 lojtarë, pas dy kartonave të verdhë. Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar, ndërkohë që ka protestuar dhe gjyqtari nuk e ka falur duke i nxjerrë të dytin e verdhë, pa u mbushur minuta e 15.

Atletiko e Madrid mban vendin e 8-të në Segunda Division B, Grupi 1. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2018, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori