Bari e pret me krahë hapur, Memushaj starton me Beneventon kundër Bolognas (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në pritje të një transferimi të mundshëm në radhët e Barit në Serinë B, Ledian Memushaj starton titullar nga trajneri i Beneventos, De Zerbi, për transfertën kundër Bolognas.

Mediat italiane kanë raportuar ditët e fundit se mes futbollistit të Kombëtares Shqiptare dhe klubit puljez është arritur marrëveshja, ndërsa Benevento do të përfitojë 500 mijë euro nga kartoni i tij.

Shtyrja e zyrtarizimit të marrëveshjes për javën e ardhshme është bërë pikërisht për shkak të ndeshjes me Bolognan, ku 31-vjeçari është i nevojshëm në formacion. Nga minuta e parë pritet të luajë edhe Berat Gjimshiti, tjetër futbollist kuqezi që është pjesë e skuadrës që mbyll klasifikimin e Serisë A.

Pas një starti katastrofik të sezonit, Benevento e mbylli vitin me 2 fitore radhazi, që ka ngjallur disi shpresat për mbijetesë. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori