Baric pesimist per ndeshjen me Holanden. Kroati: Ve bast 30 mije euro per humbjen
Albeu.com
30 mijë euro bast për humbjen. Kjo është deklarata “bombë” e trainerit të kombëtares shqiptare Otto Baric, i cili një ditë para ndeshjes me Hollandës ka treguar se është pesimist për sfidën e tretë në grup.Tekniku kroati ka deklaruar se nëse skuadra e tij del me të paktën 1 pikë nga Amsterdam Arena është gati t’i paguaje 30 mije euro nga rroga e tij kujdo qe thote perpara ndeshjes se beson te barazimi. Futbolli hollandez është i një niveli më të lartë se ai shqiptar, ka theksuar Baric. Është e vërtetë që ata kanë disa mungesa, por Hollanda ka në gjirin e saj lojtarë të cilët mund të bëjnë diferencën edhe përballë Shqipërisë. E shoh të pamundur që kombëtarja jonë të dalë me pikë nga kjo sfidë, ka përfunduar baric. Pas seancës së fundit stërvitore është konfirmuar rikuperimi i mbrojtësit Armend Dallku dhe kosovarit tjetër Debatik Curri. Edhe para disa ditësh u pajis me pasaportë shqiptare, traineri Baric pritet të mbajë në stol sulmuesin e Hamurgut Besart Berisha. Pritet që ndryshimi i vetëm në formacionin kuqezi të jetë mbrojtësi i Tiranës Nevil Dede që pritet të fillojë ndeshjen nga minuta e pare. Në kampin kundërshtar rikthimi në skuadër i Nigel de Jong ka qetësuar disi trainerin e Hollandës, Van Basten. Mesfushori i Hamburg i cili ka patur shqetësime në gjurin e djathtë gjatë ditës së hënë është rifutur sërish në skemat e tranerit. De Jong është një lojtar kyç i formacionit holandez pasi mbështet sulmin. start
Shtuar më 11/10/2006, ora 10:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori