Barkley: Hazard është magjik
Ross Barkley ka thurë elozhe për bashkëlojtarin e tij te Chelsea, Eden Hazard.

“Ai mund të prodhojë momente magjike si kjo. Meritat i shkojnë atij për kualifikimin”, ka thënë fillimisht Barkley për Sky Sports.

“Ai është duke luajtur me të vërtetë mirë. Është aty me më të mirët në botë”.

“Ai mund të prodhojë gola të tilla nga asgjë dhe të luajë me një lojtar të tillë është fantastike”.

“Ai është i relaksuar, por sapo të jetë në fushën e stërvitjes. Ai është magjik, ai luan me kënaqësi, ai shënon gola dhe krijon gola”, përfundoi anglezi.
Shtuar më 20/12/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori