Bartomeu flet hapur për situatën e Messit: Nuk mund ta lija të largohet
Josep Maria Bartomeu ka folur haptazi për situatën e krijuar me Lionel Messin.

Leo Messi vuri në ankth tifozët e Barcelonës gjatë javëve të kaluar, duke kërkuar largimin nga skuadra.

Një gjë e tillë i ishte premtuar argjentinasit, por presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu bllokoi largimin.

Ky i fundit ka folur lidhur me situatën, duke insistuar se për të nuk ishte opsion ta linte Messin të largohet.

"Nuk do të futem në asnjë konflikt me të (Messi). Ai është kapiteni ynë dhe lideri i skuadrës sonë", ka thënë Bartomeu.

"Nuk mund ta lija atë të largohej nga klubi, ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe skuadra ka nevojë për të. Ta kemi Messin është garanci për suksesin", shtoi presidenti i klubit katalan.

Që nga kjo situatë, Messi është paraqitur në ndeshje parasezonale me Barcelonën, duke dhënë shenja pozitive se gjithçka është lënë prapa dhe fokusi qëndron në fushën e blertë.
Shtuar më 20/09/2020, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori