Bartomeu injoron Neymar: Niveli i këtij lojtari është më i mirë
Neymar u transferua në verën e vitit 2017 te PSG nga Barcelona për shumën rekord prej 222 milionë euro. Një transferim ky që e bëri brazilianin futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Gjithsesi, sipas presidentit të klubit katalanas, Barça ka tashmë një futbollist më të mirë se Neymar.

"E kam sqaruar edhe më parë. Ne kemi një projekt me Dembele dhe Coutinho. Niveli i Dembele është më i mirë se Neymar. Është një futbollist më i fortë dhe tashmë është përshtatur", deklaroi presidenti i Barcelonës, Bartomeu në një intervistë për "TVE".

Dembélé u ble nga Barcelona në 2017 për 120 milionë euro nga Borussia Dortmund, pas largimit të brazilianit Neymar. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2019, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori