Bartomeu: Jam i lumtur që UEFA po heton PSG-në
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, shprehu lumturinë që Paris Saint-Germain do të hetohet për transferimet e mëdha, ndërsa ka folur edhe për dështimin e transferimit të Philippe Coutinhos.

“Nuk mund të them sa kemi ofruar për Philippe Coutinhon. Liverpooli na kërkoi 200 milionë, por ne nuk i ofruam as 200 e as 150. Klubet duhet t’i respektojnë rregullat dhe jam i lumtur që PSG do të hetohen, kjo është në interes të klubeve tjera”

Ai foli edhe për kontratën e re të Lionel Messit duke thënë që ajo është nënshkruar nga babai i tij. Sipas tij kanë mbetur vetëm fotot e lojtarit duke e nënshkruar kontratën pasi gjithçka ka mbarur. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori