Bartomeu: Pogba në Barcelonë? Janë vetëm thashetheme
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu i ka quajtur “thashetheme” lajmet për një ofertë të Paul Pogba derisa dyshon se një marrëveshje e tillë do të kryhet.

“I kam lexuar këto thashetheme – jo vetëm për Pogban por për shumë lojtarë”, tha Bartomeu për The Times.

“Shumica e skuadrave nuk dëshirojnë ti shesin lojtarët e tyre. Ato dëshirojnë që të rriten. Në futboll, duhet të fitoni, të gjeneroni fonde, të jeni i suksesshëm. Po ashtu, nuk dua të flas për lojtarët e skuadrave tjera”.

“Kur njoftoheni nga agjentët që lojtarë të caktuar janë në treg – dhe këtë nuk jam ka e them për këtë lojtar, por në përgjithësi – ndonjëherë e thërras CEO dhe i them: ‘ A është e vërtretë që ju dëshironi që ta shisni këtë lojtar?’..

“Zakonisht thonë ‘jo, nuk është për shitje’ dhe kjo përfundon në këtë mënyrë”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori