Barzagli mbetet te Juventusi, tashmë si ndihmës i Sarrit
Andrea Barzagli deklaroi në fund të sezonit se do të largohej nga futbolli i luajtur, duke pasur një ndarje mesh lotësh me tifozët bardhezi.

Por mesa duket u largua vetëm nga futbolli dhe jo nga Juventusi. Sipas asaj që raporton “La Gazzeta Dello Sport” nga sezoni i ardhshëm ai do të jetë pjesë e stolit të Juventusit në ndihmë të Sarrit.

Para pak kohësh ai mori një propozim nga drejtuesit e “Zonjës së vjetër”, si fillim ai kërkoi pak kohë për ta menduar, por sipas mediave italiane tashmë ai ka pranuar.

Ai do të zhvillojë një kurs deri në fillim të këtij sezoni më pas do t’i bashkohet stafit të Maurizio Sarri-t. 38-vjeçari pritet të bëjë detyrën e trajnerit për pozicionin e mbrojtjes.

Gjithashtu detyra e tij do të jetë mbi të gjitha për të ruajtur fijet e vazhdimësisë midis menaxhmentit të vjetër dhe të ri.
Shtuar më 19/06/2019, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori