Basha: Në Islandë për tre pikë
Kombëtarja shqiptare do të kërkojë një rezultat pozitiv në ndeshjen përballë skuadrës së Islandës, e cila do të luhet të martën në Reykjavik. Pas humbjes me Slloveninë, Migjen Basha shprehet se Shqipëria ka ende shanse për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin botëror

“Duhet të sulmojmë që në fillim, pa pasur frikë. Ne e pamë ndaj Sllovenisë që nuk iu përshtatëm dot situatës në kushtet kur donim të ruanim rezultatin. Na nevojiten tri pikë për të besuar te vendi i dytë, kështu që duhet të shkojmë në Islandë me mendimin për ta fituar ndeshjen. Me përqindje nuk mund ta them, por besimi është shumë i madh. Megjithatë, varet edhe nga rezultatet e rivalëve. Nëse marrim tri pikë në Islandë, atëherë kemi shumë shpresa”, theksoi anëtari i Torinos.

Ekipi kuqezi sot pasdite do të mbërrijë në Islandë, derisa nesër nga ora 21:00 do ta zhvilloj ndeshjen kundër përfaqësueses së këtij vendi.
Shtuar më 09/09/2013, ora 15:07
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Torino FC në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori