Bashkëshortja e futbollistit të Arsenalit rrezikon burg, u kap me armë (FOTO LAJM)
Një incident i pakëndshëm u regjistrua së fundmi, teksa
bashkëshortja e
futbollistit të Arsenalit, Senad Kolashinaç, është ndalur në aeroportin “Biggin Hill”, në
Londër, teka iu gjet një armë e paligjshme.
Bëhet fjalë për një elektroshok, për të cilin kishte
bashkëshortja e
futbollistit marrë edhe një leje të posaçme në Gjermani, pas ngjarjes së shëmtuar ku Kolashinaç dhe Ozil ranë pre e një sulmi grabitësish.
Mbrojtësi boshnjak edhe u përball me njërin prej personave që tentuan t’i merrnin me forcën orën e shtrenjtë turko-gjermanit të Arsenal.
“The Sun” raporton se gjatë kohës së fluturimit, partneres së
Kolashinaçit, Belës, I kishte ardhur edhe përgjigja me email, ndërkohë që i sqarohej se ishte e paligjshme në Angli.
Ndërkohë ajo u favorizua edhe nga fakti që elektroshoku ishte akoma në kutinë e vet dhe nuk kishte as bateri. Partnerja e
Kolashinaçit nuk e kishte menduar se në Angli ishte e paligjshme dhe nuk kishte njoftuar se e kishte armën me vete.
Bela, me shkeljen e bërë rrezikonte gjashtë muaj burg. Gjithsesi ajo u lirua më pas dhe tashmë duhet të mendojë për ndonjë zgjidhje tjetër që të vetëmbrohet në
Londër.
Shtuar më 23/05/2020,
ora 10:59