Ndërkohë që tratativa mund të quhet çështje e mbyllur vetëm në mungesë të firmave, bashkëshortja e
Thiago Silvës i përgjigjet në adresën e saj në “Facebook” një tifozi milanist, i cili i lutet asaj të qëndrojnë në Milano së bashku me bashkëshortin. Por mesa duket, ashtu siç është theksuar në dy ditët e fundit, ky largim, ose më saktë ky sakrifikim, është urdhëruar nga presidenti i
Milanit,
Silvio Berlusconi.
“Faleminderit për fjalët e bukura dhe dashamirësinë që keni ndaj bashkëshortit tim, por të jeni të bindur që dëshira e Tiagos ka qenë gjithmonë dhe vetëm Milani. Por këtë herë nuk kishim se çfarë të bënim, nuk varej nga ne, duke qenë se janë të tjerët që vendosin fatin e bashkëshortit tim. Na detyruan që të largohemi nga Milani (duke iu referuar urdhrit të
Silvio Berlusconit), por gjithsesi tifozët kuqezi do të mbeten gjithmonë jo vetëm në zemrën e Tiagos, por edhe në timen", shkruante bashkëshortja e mbrojtësit brazilian.
Ndërkohë, edhe pse kjo tratativë mes
Milanit dhe PSG-së ka tri ditë që vazhdon, nga grumbullimi i tij me Kombëtaren e Brazilit,
Thiago Silva ka refuzuar të flasë me gazetarët, duke lënë të kuptojë njëfarë nervozizmi negativ se si kanë shkuar gjërat me të, duke u nisur nga fakti që më pak se dy javë më parë 27-vjeçari kishte rinovuar kontratën me kuqezinjtë deri në vitin 2017. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2012,
ora 19:00