Bashkimi nga Kumanova bashkon te gjithe shqiptaret
Pëlqej
Albeu.com
Kumanove, (albeu.com)"Ballistet" nga Tetova, "Plisat" nga Prishtina si dhe shume grupe tifozash nga trojet shqiptare te udhehequr nga tifozat e klubit finalist te Kupes se Maqedonise Bashkimi nga Kumanova, "Iliret" do te perkrahin ekipin e pare shqiptare ne finalen e Kupes se Maqedonise me moton "O sa mire me qene shqiptar".Turma te tifozave tanime kane filluar te nisen nga Kumanova per te ndjekur ndeshjen ne Stadiumin e Qytetit ne Shkup. Ne kete finale me rendesi historike per shqiptaret do te takohen ekipi kumanovar Bashkimi dhe ai shkupjan Maxhari Solidarnost. Ne konferencen per shtyp te mbajtur mbreme ne Shkup trajneri i Bashkimit Burhan Beadini deklaroi se eshte optimist per ndeshjen e sotme. Edhe kapiteni Rexhep Shabani u shpreh optimist duke shtuar se "trofeu i gares me masovike ne vend do te udhetoje per ne Kumanove".
Nga ana tjeter gazeta Lajm ne artikullin me titull "Politika ndan, sporti bashkon" shkruan per interesin e madh ne Tetove dhe ne qytete tjera te Maqedonise para ndeshjes se Bashkimit me Maxharin dhe per perkrahjen e Ballisteve nga Tetova qe do t`i japin Bashkimit gjate ndeshjes.
Vlen te theksohet se ne Kumanove dhe ne qytetet tjera shqiptare te Maqedonise mbreteron atmosfere festive dhe se te gjithe jane te sigurte ne fitoren e Bashkimit.
Ndeshja do te filloje ne ora 20:30 dhe do te transmetohet drejtperdrejte nga Televizioni i Maqedonise.
Shtuar më 24/05/2005, ora 19:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori