Basketboll, rrahje në takimin Kinë - Brazil (FOTO GALERI)

Fusha e basketbollit u kthy në ring boksi. Në ndeshjen përgatitore mes Kinës dhe Brazilit, basketbollistët lanë menjanë fair-playin dhe u "bënë" boksierë. Zënka mes dy kombëtareve zgjati për disa minuta. Ne objektivin e foto aparateve ngelën këto pamje.
Në ndeshjen përgatitore mes Kinës dhe Brazilit, basketbollistët lanë menjanë fair-playin dhe u "bënë" boksierë, pasi fusha e basketbollit u kthye në ring boksi. Zënka mes dy kombëtareve zgjati për disa minuta. Ne objektivin e foto aparateve ngelën pamjet e mëposhtme.

Incidenti ndodhi në çejrekun e parë të takimit, pas një ndërhyrje të rëndë ndaj basketbollistit kinez Zhang Qingpen. Pas rrahjes, kombëtarja braziliane vendosi të largohet nga fusha, por gjatë largimit edhe njëherë u sulmuan nga kinezët, derisa policia kineze u detyrua të ndërhyjë për të qetësuar sitatën.

Pas kësaj ngjarje, arbitrat e ndeshjes vendosën për mosvazhdimin e ndeshjes.

Disa orë më vonë, Federata Kineze e Basketbollit kërkoi falje publike për incidentin e rëndë. (albeu.com)


Shikoni fotografitë:
Shtuar më 14/10/2010, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori