Bastet e bëjnë fakt të kryer, ja sa kuotohet Ronaldo për kalim tek Juventus
E ardhmja e yllit portugez është në ajër që nga finalja e Ligës se Kampionëve por tani duket se ai ka vendosur për të luajtur për kampionët e Serie A

Cristiano Ronaldo ka kuotë prej 1.33 për t’ju bashkuar Juventusit pas raporteve që ai ka kërkuar që Real Madrid të pranojë ofertën 100 milionë euro nga gjigantët italianë.

Bastorja e famshme Paddy Power kishte ofruar bast me kuotë 41.0 në mes të qershorit, por thashethemet e fundit thonë se ai ka mundësi që shumë shpejt të kalojë tek kampionët e Serie A.
Ronaldo shënoi katër gola për vendin e tij në Botëror, përfshirë një het trik kundër Spanjës, por që nuk mjaftonte që Portugalia të eliminohet nga 1/8 e finales nga Uruguai.

33 vjeçari ka pasur një karrierë të madhe në kryeqytetin spanjoll duke fituar katër herë Ligën e Kampionëve në pesë vitet e fundit dhe dy tituj të La Ligas, si dhe ka fituar pesë topa të Artë në karrierën e tij, transmeton GazetaExpress.

Ai ka shënuar 450 gola në Real që është një rekord në klub, nga këto 311 në La Liga por është shumë larg Messi që ka 68 gola më shumë, pavarësisht se ka 126 ndeshje më pak se ylli i Barcelonës.
Basti tjetër prej 3.75 është se Ronaldo vazhdon të qëndrojë në Real Madrid, ku kontrata e tij është deri në vitin 2021, por thuhet se ai do të fitojë 30 milionë euro në sezonë gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Raportet thonë se largimi i tij nga Los Blancos është duke qarkulluar që nga fitorja e Realit kundër Liverpoolit në sezonin e fundit të Ligës së Kampionëve, kur Ronaldo tha për BeIN Sports: “Ishte kënaqësi që isha në Madrid”.

Sipas Paddy Power kuotat për ekipet e tjera janë 15.0 për rikthimin e tij në Manchester United ku kishte kaluar gjashtë vite të suksesshme atje.

17.0 është kuota për Paris Saint-Germain apo 23.0 për kalim në klubin e MLS ku është Zlatan Ibrahimovic.
Shtuar më 03/07/2018, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori