Bastian Schweinsteiger, kapiteni i ri i Gjermanisë
Pëlqej
Bastian Schweinsteiger zgjidhet kapiteni i ri i Gjermanisë. Mesfushori i Bayern Munchen trashëgon kështu shiritin e kapitenit që u la i lirë nga Philipp Lahm pasi ky i fundit vendosi t’i japë lamtumirën përfaqësueses së "Pancerave" pas përfundimit të Botërorit "Brazil 2014". Shvajni tashmë 30-vjeçar ka luajtur në total 108 ndeshje me përfaqësuesen kampione Bote gjatë të cilave ka shënuar edhe 23 gola dhe në Botërorin e fundit, ai ishte zëvendëskapiteni i 4 herë kampionëve të Botës

Ishte vetë tekniku Joachim Low në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kësaj të mërkure me Argjentinën, ai që bëri të ditur vendimin se do të jetë pikërisht Schweinsteiger kapiteni i ri i Gjermanisë.

Në këtë garë 30-vjeçari fitoi konkurrencën me portierin Manuel Neuer, mesfushorin Sami Khedira dhe sulmuesin Thomas Mueller, të cilët ishin gjithashtu kandidatë potencialë për të marrë shiritin e kapitenit. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori