Batha shprehet i bindur pas fitores kundër Lushnjës se Starova do vazhdojë të nxjerrë maksimumin nga futbollistët
Pëlqej
Mesfushori Idriz Batha deklaroi pas suksesit me Lushnjën se trajneri i të kuqve e njeh mirë ambientin dhe di t’u marrë më të mirën futbollistëve.

"E kishim parashikuar që do ishte ndeshje e vështirë, sepse e kishim studiuar lojën e Lushnjës në takimet e fundit. Më vjen mirë që arritëm të fitonim. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Mundësitë i kemi për të arritur shumë më lart. Trajneri Starova e njeh mirë skuadrën dhe di të marrë më të mirën nga futbollistët duke i vendosur në pozicionet ku mund të japin më shumë." përfundoi mesfushori i Partizanit.

Sipas Bathës Partizani i ka të gjithë mundësitë jo vetëm të kapë zonën europiane, por të synojë edhe më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori