Batistuta tregon pse refuzoi Real Madridin dhe Manchester United
Legjenda e Fiorentinës, Gabriel Batistuta, ka treguar përse e kishte refuzuar Real Madridin, Milanin dhe Manchester Unitedin gjatë karrierës së tij.

“Kur isha në Fiorentinë, klube si Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Milani më kërkonin mua, por përfundimisht unë parapëlqeva jetën e qetë në Firencë”, tha 50-vjeçari.

“Unë nuk kam fituar pothuajse asgjë në karrierën time, por unë e konsideroj veten fitues. Jam i tillë sepse u sigurova që Fiorentina të garonte me ekipe të mëdha”, shtoi ai.

“Po të shkoja në Real Madrid, do të fitoja shumë trofe dhe do të shënoja më shumë se 200 gola, ama do të mërzitesha. E njëjta vlen edhe për Milanin”, deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori