Batler: Statusi i pazgjidhur i Kosovës, problem për t’u pranuar në FIFA
Pëlqej
Albeu.com
Statusi i Kosovës paraqitet problem për t’u pranuar në FIFA, ka thënë sot kryetari i FIFA-së Sep Blater në takim me kryetarin e përkohshëm të FFK-së Fadil Vokrri.Por, Vokri tha se ka marrë përkrahjen e FIFA-së për rregullimin e çështjes së kalimit të lojtarëve nga klubet kosovare në klubet e huaja.


“Ne do ta kemi përkrahjen e tyre të plotë... Dihet se edhe ajo varet nga statusi përfundimtar i Kosovës, mirëpo edhe në një anë neni 10 pika 6 thotë se ku janë raste specifike mund të anëtarësohen edhe në FIFA. Mirëpo, ne qëllim kryesor patëm kalimin e lojtarëve të Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë e jo në mënyrë ilegale siç po na shkojnë nga Shqipëria, Maqedonia etj. Dhe aty ata do të jenë tash e tutje dhe do t’i hetojnë të gjitha rastet dhe kanë kërkuar nga ne që ti informojmë menjëherë dhe kjo është e arritura më e madhe“, tha Vokrri.
Shtuar më 22/02/2006, ora 09:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori