Batshuayi reagon pas ndërhyrjes horror që mori
Sulmuesi kryesor i klubit të Dortmundit, Batshuayi la fushën teksa u largua me barelë nga fusha e lojës pas një ndërhyrjeje horror nga ish-mesfushori i Tottenham Stambouli.

Belgu ka mbyllur sezonin dhe me shumë gjasa do të jetë tre muaj jasht fushave të blerta që praktikisht konvertohet me një lamtumirë të Kampionatit Botëror që nis në qershor.

Pas kësaj lojtari reagoi në Tëitter duke thënë:

“Më vjen keq që nuk mund të luaj deri në fund të sezonit. Nuk do të kem mundësi të paguaj besimin që klubi i Dortmundit tregoi për mua. Faleminderit për dashurinë që më falët në këtë kohë. U uroj kolegëve të mi një fundsezon sa më të mirë. Shihemi së shpejti”, shkroi Batshuayi. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori