Batshuayi si Ramos, gjunjëzon Atletikon në minutën e 93 (VIDEO)
Pëlqej
Atletico Madrid nuk ka arritur të shënojë fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët ka pësuar humbje para shikuesve të vetë kundër Chelseat me rezultat 2-1. Gjersa Atletico Madrid realizoi gol në 45 minutshin e parë, Chelsea shënoi dy sosh në atë të dytin.

Antonie Griezmann arriti të kaloi në epërsi vendasit nga pika e bardhë pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë. Megjithëse vendasit e dominuan takimin, mysafirët arritën të barazonin rezultatin dhe të marrin një pikë në stadiumin Wanda Metropolitano.

Ishte Alvaro Morata që shënoi golin e barazimit me kokë në të 60 minutë pas një harkimi të saktë të Eden Hazardit. Deri në kohën shtesë nuk pati gola, por Michy Batshuayi heshti të pranishmit në stadium në kohën shtesë me golin, i cili doli të jetë i fitores për Chelsean.

Pas kësaj, Atletico ka një pikë dhe zë pozitën e tretë të grupit C, ndërsa Chelsea është lider me gjashtë pikë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori