Prapaskena interesante nga vizita e djeshme e Silvio
Berlusconit në Milanello dhe që zbulohet sot nga "La Gazzetta dello Sport". "Jeni të bukur, të gjatë dhe të fortë.
Keni vërtetë nevojë për vëth?". Një shaka e presidentit me futbollistët në prag të ndeshjes së sotme në Champions League kundër Atletico Madrid.
Është hera e parë në epokën Seedorf që Berlusconi viziton qëndrën sportive të skuadrës. Kavalieri qëndroi rreth 30 minuta me skuadrën dhe më pas u largua pa lënë asnjë koment. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2014,
ora 13:42