Bayern 40 milionë euro për portugezin e Manchester Cityt
Bayern Munchen pritet të përforcohet gjatë merkatos së janarit.

Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt, Joao Cancelo është objektivi kryesor i bavarezëve që janë në negociata me lojtarin.

“Ylli” portugez iu bashkua Manchester Cityt nga Juventusi, por pa arritur të bëjë vend në formacionin bazë të ideuar nga Pep Guardiola.

Cancelo ka kërkuar largimin nga klubi në janar pasi synon që të luaj sa më shumë minuta për të marrë pjesë në Kampionatin Europian me Kombëtaren e Portugalisë.

“Bild” ka raportuar se drejtues të Bayern-it e pëlqejnë Joao Cancelo për të cilin janë gati të bëjnë një ofertë me vlerë 40 milionë euro.

Gjithsesi për Cancelon interesim ka shfaqur edhe ish-skuadra e tij Valencia si dhe Atletico Madrid.
Shtuar më 20/12/2019, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori