Bayern barazon me Leverkusenin
Pëlqej
Bayern Munchen është ndalur në barazim edhe këtë javë duke parë kreun e renditjes të shkëputet gjithnjë e më shumë. Bavarezet kanë kaluar të parët në avantazh në sfidën kundër Bayer Leverkusen me anë të Mario Gomez në minutën e 34. Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte në barazim Vidal ka barazuar rezultatin për vendasit në minutën e 45+2. Edhe pse në pjesën e dytë Bayern Munchen ka kërkuar me ngulm golin, nuk e ka gjetur dot atë duke humbur kështu edhe dy pikë të tjera në klasifikim.

Pas këtij barazimi Bayern Munchen shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 8 dhe tashmë e gjen veten 14 pikë larg kreut. Ndërsa Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin etretë.
Shtuar më 20/11/2010, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori