Bayern bën foton zyrtare, portieri godet Pep (FOTO LAJM)

Bayern Munchen ka realizuar gjatë ditës së djeshme foton zyrtare të skuadrës për sezonin e ri 2013-2014. Kampionët në fuqi të Europës dhe Gjermanisë, së bashku me blerjet e reja Mario Gotze dhe Thiago Alcantara, e kanë kaluar pasditen e djeshme në qëndrën stërvitore duke realizuar setin fotografik.

Por gjatë momentit kur skuadra po priste që fotografi të shkrepte aparatin portierin rezervë i bavarezëve
Tom Starke goditi pa dashje trajnerin Pep Guardiola, të cilit iu desh pak kohë të merrte veten, por gjithçka mbaroi më pas me një falje.

Në grup nuk mungonte edhe shqiptari Xherdan Shaqiri. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2013, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori