Bayern-Chelsea, Facebook "nxjerr" fituesin
Pak orë para nisjes së finales së Champions League mes Bayern Munchen dhe Chelsea, portali sportiv italian "calciomercato", nëpërmjet një sondazhi në Facebook, ka nxitur tifozët me pyetjen se: Cila skuadër do të ngrejë sot në Mynih trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë?

Rezultatet kanë qënë disi të çuditshme po ti krahasosh me kuotimet e bookmakers-ave dhe parashikimet e specialistëve të futbollit.

61 % e lexuesve kanë votuar për fitoren e Chelsea të Roberto Di Matteo dhe 39 % për bavarezët e Heynckes. Kjo ndoshta edhe për faktin se tekniku i "Bluve" është italian, tifozët italianë sot në mbrëmje do të bëjnë tifo për londinezët.

Një gjë është e sigurtë, pavarësisht se kush do të fitojë, spektakli është i garantuar. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2012, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori