Bayern "çmenduri" për Suarez
Pas fitores së mbrëmshme në Champions League kundër Arsenal, bayern Munchen po mendon për transferimin në "Allianz Arena" të sulmuesit uruguajan të Liverpool, Luis Suarez. Gazeta italiane "La Stampa" shkruan se, Bavarezët kanë ofruar 46 milionë euro për bomberin e "The Reds".

Ndërkaq duket se Juventusit do t′i duhet të luftojë për Suarez, me Bayernin e Guardiolës, ndërkaq të dyja skuadrat me siguri do të jenë të afta t′i ofrojnë amerikano-latinit një pjesëmarrje në Champions sezonin e ardhshëm, ndryshe nga Liverpool. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2013, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori