Bayern eleminon Leipzigun nga pika e panlltive (VIDEO)
Bayern Munich ka arritur të eleminojë Leipzigun nga pika e bardhë e penalltive, pas 120 minuta lojë me rezultatin 1-1.

Loja ishte e barabartë nga të dyja skuadrat ku pjesën e parë e mbyllnin pa gola.

Për teta minuta Naby Keita merr dy kartona të verdhë duke lënë skuadrën me 10-lojtarë.

Në minutën e 68' mesfushori suedez, Emil Forsberg shënoi nga pika e penalltisë, por festa e vendasve zgjatë vetëm 5 minuta ku Thiago Alcantara shënoi për Bayerni.

Nuk mjaftonin as 30 minutat shtesë, ku skuadrat shkuan tek pika e bardhë e penalltive.

Bayerni fitonte me rezultatin 5-4, ku në fund sulmuesi Timo Werner gaboi duke e eleminuar skuadrën nga Kupa e Gjermanisë
Shtuar më 25/10/2017, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori