Bayern, Guardiola do Fabregasin
"Tiki-taka" deri në frymën e fundit. Pep Guardiola po mendon që për sezonin e ardhshëm të "peshkojë" një tjetër lojtar nga radhët e Barcelonës, ish-klubit që drejtoi me mjaft sukses pak vite më parë. Mendohet se trajneri spanjoll do t’u kërkojë drejtuesve të Bayern Munchen që të bëjnë një sforco financiare për të marrë Cesc Fabregas. Një skenar të tillë e kanë bërë publikë ditën e djeshme mediat britanike që shkojnë deri aty sa aludojnë se emri i Fabregasit është në krye të listës së dëshirave të Pepit.

Konkurrenca – Ardhja e Lewandowskit dhe prania e Mullerit sigurisht që nuk do t’i lejojnë mesfushorit të Barçës që të luajë si 9 fals në fushë. Kështu, supozohet se 27-vjeçari, nëse do të shkojë në Mynih, atëherë do të luajë shumë më i tërhequr. Atij do t’i duhet që për një vend si titullar të “luftojë” me Thiagon, Krossin, Martinezin dhe Schweinstegerin.

Në shitje – Duke qenë se kanë nevojë për para që t’i investojnë sërish në merkato, Barcelona ka parapëlqyer që të heqë dorë pikërisht nga mesfushori i lartpërmendur. Sipas klubit katalan ai vlen rreth 35-40 milionë euro. Ndërkohë që në ndjekje të tij është edhe Chelsea i Jose Mourinhos. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2014, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori