Bayern, Guardiola: Ok edhe pa mbrojtës të ri
Pëlqej
Do të shkojë apo jo një përforcim për mbrojtjen te bavarezët, për Pep Guardiolën pak rëndësi ka, pasi për teknikun spanjoll, Bayern Munchen mund t’ia dalë shumë mirë edhe kështu siç është. Në Superkupën e Gjermanisë, Bayerni humbi shërbimet e Javi Martinez, i cili rrezikon të mungojë deri në fund të vitit për shkak të dëmtimit serioz në gju.

Tekniku spanjoll ka pohuar se do ta mirëpriste një zëvendësues të spanjollit dhe emri më i lakuar është ylli i Romës, Mehdi Benatia. Çmimi i lartë që verdhekuqtë i kanë vendosur kartonit të marokenit mund të jetë pengesë për realizimin e kësaj tratavive, megjithatë Guardiola ka paralajmëruar se është i përgatitur për çdo situatë.

"Do të ishte një lajm shumë i mirë, nëse ndodh diçka në merkato, por nëse nuk është e mundur, atëherë për ne nuk ka asnjë problem. Do të vazhdojmë punën normalisht me këtë grup lojtarësh që kemi. Për mua personalisht, gjithçka është në rregull", është shprehur tekniku i kampionëve të Gjermanisë.

Për pozicionin e Javi Martinez, momentalisht Bayerni ka në formë Badstuber, Dante dhe Jerome Boateng, por nga Italia, kërkimet janë spostuar në Spanjë. Diego Godin i është shtuar listës së bavarezëve, të cilët kanë hasur rezistencë të fortë, pasi Atletico Madrid këmbëngul se urugujani nuk është në shitje. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori