Bayern heq dorë nga Benatia: Kushton shumë
Pëlqej
Bayern Munchen dorëzohet. Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", që citon mediat gjermane, klubi kampion i Gjermanisë ka hequr dorë nga pista Benatia "sepse në fund operacionit shuma që duhej shpenzuar ishte plot 75 milionë euro". Vlera e kartonit dhe paga e lojtarit maroken është shumë e lartë edhe për klub të pasur si Bayerni.

Orët e fundit drejtuesit e Romës janë takuar me agjentin e mbrojtësit që refuzon rinovimin e kontratës me verdhekuqtë, ndërsa pas tërheqjes së Bayern Munchen mbeten për tu parë ofertat e tjera që do të vijnë. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori