Me titullin në xhep dhe me një këmbë në finalen e Wembley të
Champions League,
Bayern Munchen kërkon sot të përmirësojë më tej statistikat në Bundesligë. Bavarezët do të kenë përballë
Freiburg (15:30) dhe nëse fitojnë do të arrijnë suksesin e 14 në 14 ndeshjet e fazës së dytë të kampionatit.
Trajneri Jupp
Heynckes ka njoftuar se në fushë do të zbresin lojtarët që kanë luajtur më pak gjatë këtij sezoni për të pasur të freskët titullarët në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të
Champions League ndaj Barcelonës: "Duhet t’ia lëmë në dorë këtë takim futbollistëve të rinj dhe atyre që janë aktivizuar më pak".
Pritet që Xherdan Shaqiri, Claudio Pizarro dhe Mario Mandzukic ta nisin ndeshjen si titullarë, ndërsa mund të pushojnë futbollistë si Muller, Ribery apo Robben.
Nga ana e tij
Freiburg udhëton në Mynih pa kapitenin Schuster (i pezulluar) dhe pa Krmas e Rosenthal (të dëmtuar). /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2013,
ora 10:44