"Bayern kishte mundësi ta blinte Ronaldon por ja pse nuk e bëri"
Pëlqej
Ish-lojtari i kombëtares gjermane Lothar Herbert Matthäus deklaroi për “Sky” se Bayern Munich kishte të gjithë potencialin për të blerë portugezin, Cristiano Ronaldon nga Reali i Madridit, por klubi nuk donte të shpenzonte shuma marramendëse për një lojtarë që po i binte vlera.

“Juventusi tregoi që ka një potencial financiar për të blerë CR7-ën. Ronaldo ka qenë dhe do të mbetet i respektuar në Madrid nga tifozët, por jo i dashuruar. Marrëdhënia e tij me ta nuk ka qenë asnjëherë aq e ngushtë sa është te Barcelona dhe Messi. Në fund, secili mori atë që dëshironte”, u shpreh lojtari që deklaroi pse Bayern nuk do ta bënte diçka të tillë.

“Bayerni ka treguar se ka qenë i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha në merkato. Portugezi nuk do të ishte i vetmi. 100 milionë eurot e shpenzuara për të, nuk do të ishte problemi më i vogël i drejtuesve. Por ne po flasim për një transaksion, që kap shifrat e 300-400 milionë eurove. Klauzolë, taksa, përqindja e menaxherit dhe pagesa të tjera, të cilat Bajerni nuk do t’i bënte tani dhe në të ardhmen për asnjë lojtar. Pa marrë parasysh se si kjo do të ndikonte te skuadra, me gjithë respektin për klasin e Ronaldos, të mos harrojmë që në shkurt mbush 34 vjeç”, përfundoi ish-lojtari i Bayern Munich dhe Interit. /albeu.com
Shtuar më 19/07/2018, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori