Bayern "manita" Freiburgut, Heynckes debuton me fitore
Bayern Munich ka arritur të fitojë në fund në "Allianz Arena" kundër Freiburgut me shifrat 4-0 në drejtimin e Jupp Heynckes.

Bavarezët kaluan në avantazh në minutë e 8, me golin e Schuster, ndrësa tre minuta para përfundimit të pjesës së parë Coman dyfishon rezultatin, shkruan Albeu.com.

Në pjesën e dytë skuadra e Jupp Heynckesit shënon edhe tre gola të tjetrë me autorët Alcantara 63', Lewandowski 75' dhe në fund Kimmich në të 94+4'.

Me këtë fitore Bayern ngjitet në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Freiburg në vendin e 16 me 7 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2017, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori