Bayern me i mire se Schalke
Pëlqej
Albeu.com
Superderbi i javës së dymbëdhjetë në Bundesliga ndërmjet Schalke 04 dhe Bayern Munichut që u zhvillua sot në Veltins Arena, i ka takuar skuadrës mysafire e cila ka fituar me rezultat 2-1.Me të filluar ndeshja u pa se do të zhvillohet një takim shumë i bukur ndërmjet rivalëve gjermanë, pasi që në minutën e tretë të ndeshjes sulmuesi italian Luca Toni krijoi epërsinë për skuadrën bavareze.

Mirëpo, vendasit e Schalke nuk lejuan që të zgjaste ky gëzim i mysafirëve dhe vetëm dy minuta qëndruan në disavantazh dhe barazuan me anë të Farfan në 1-1.

Superylli i Bayernit, Frank Ribery, pas një kombinimi të shkëlqyeshëm me Ze Roberton e mposhti portierin Neuer, duke ia dhënë sërish epërsinë skuadrës mysafire dhe më vonë u pa se ky ishte goli i fitores.

Në vazhdim të ndeshjes pati shumë raste në të dyja anët. Schalke ishte kërkuese e golit të barazimit, mirëpo disa herë ka mundur të ndëshkohet nga kundërsulmet e kampionëve.
Shtuar më 10/11/2008, ora 14:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori