Bayern merr vendimin përfundimtar për Perisic, Interi në "bela"
Trajneri i Bayern Muenich Hansi Flick ka konfirmuar se klubi ka vendosur të mos shfrytëzojë opsionin për blerjen e Ivan Perisic duke e kthyer te Inter.

Kroati ishte huazuar për pesë milionë euro me opsionin për blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.

Megjithatë, klauzola nuk është aktivizuar teksa klubet kanë tentuar të negociojnë një zbritje në çmim por tani është anuluar fare iniciativa për kroatin.

“Kemi vendosur të mos vazhdojmë me Alvaro Odriozolan, Philippe Coutinhon dhe Ivan Perishiqin”, ka thënë Flick për “Abdenzeitung”. “Për aq gjatë sa David Alaba dhe Thiago Alcantara janë këtu, do t’i konsideroj në dispozicionin tonë”, ka shtuar ai për lojtarët e përfolur se mund të largohen.

Mbetet e paqartë nëse Interi do ta mbajë kroatin apo do ta largojë drejt një klubi të ri.
Shtuar më 09/09/2020, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori