Bayern mposht Napolin, City Villarealin (VIDEO)
Futbollistët e Bayern Munihut kanë shënuar fitore 3:2, në një përballje të vështirë kundër Napolit të Blerim Xhemajlit, në grupin A të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët që në 45 minutat e para erdhën në epërsi të lartë prej 3:0 me het-trikun e Gomez në minutat 17, 23 dhe 42. Epërsinë e lartë të skuadrës vendëse e ngushtoi në 3:1 qendërmbrojtësi i mysafirëve, Fernandez në minutën 45.

Gjatë kësaj pjese skuadra vendëse dominoi në fushë dhe sikur të kishte më tepër fat sulmuesit e saj do të shënonin edhe më tepër gola.

Në pjesën e dytë skuadra e Napolit hapi lojën dhe më tepër u koncentrua në repartin e sulmit, duke kërkuar me çdo kusht që të shënojë gola të tjerë. Kjo futbollistëve të këtij ekipi italian u shkoi për dore në minutën 78, kur serish Fernandez shënoi golin e dytë, duke zvogëluar epërsinë në 3:2.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Manchester City shënoi fitore si mysafir kundër Villarealit me rezultat 3:0. Golat për ekipin fitues i shënuan Toure (30’, 71’) dhe Balotelli 45’ nga penalltia.

Pas katër xhirosh në grupin A skuadra gjermane vazhdon kryesimin me 10 pikë, Manchester City ka shtatë pikë, Napoli pesë pikë dhe Villareal pa pikë.

Në këtë takim futbollisti Blerim Xhemajli luajti 83 minuta, kur u zëvendësua nga Goran Pandev.


Sikoni golat:

Villarreal 0-3 Manchester City




Bayern Munich 3-2 Napoli

Shtuar më 02/11/2011, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori