Bayern mposht përsëri Leipzigun dhe merr kryesimin (VIDEO)
Bayern Munich ka mundur me shifrat e pastra 2-0 Leipzigun në "Allianz Arena" në xhiron e 10-të në kampionatin gjerman.

minutën e 13' miqtë ndëshkohen me karton të kuq ku lojtari Orban lë skuadrën me 10 lojtarë.

Pas 6 minuta lojë mesfushori kolumbian arrinë të shënojë për Bayernin, duke i dhënë avantazhin.

Bavarezët dyfishojnë rezultatin në minutën e 38' me golin e Robert Lewandowski.

Edhe pjesa e dytë kishte raste të shumta për gol, por topi nuk u fut në rrjetë.

Me këtë fitore të marrë Bayerni ngjitet në vendin e parë me 23 pikë duke lënë mbrapa Dortmundin me 20 pikë, ndërsa Leizigu në vendin e tretë me 19 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2017, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori