Bayern mposht sheikët, Roma rusët (VIDEO)
Bayern Munich 1 - 0 Manchester City


AS Roma 5 - 1 CSKA Moscow
Pëlqej
Bayern Munich ka mposhtur sheikët e Manchester Cityt me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e Grupit E në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja në Allianz Arena ishte fantastike, e shoqëruar me shumë aksione por me vetëm një gol.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 90-të të ndeshjes ndërsa autori ishte Jerome Boateng.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Roma ka mposhtur CSKA Moskën me rezultat 5-1.

Autorët e golave për Romën ishin Juan Manuel Iturbe, Gervinho, Maicon, Gervinho dhe Sergei Ignashevich (autogol) ndërsa për CSKA Moskën ka shënuar Ahmed Musa. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori