Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Bayern Munich godet në merkato, siguron yllin e Atletico Madrid
Bayern Munich duke filluar nga sezoni i ardhshëm pritet të ndërtojë një skuadër të frikshme.

Pasi siguroi Benjamin Pavard nga Shtutgardi, klubi bavarez duket se ka mbyllur një tjetër marrëveshje. Lucas Hernadnez nga Korriku do të jetë një futbollist i “Die Roten”, të paktën këtë raporton e përditshmja e njohur gjermane “Bild”.

Francezi aktualisht është pjesë e Atleticos së Madridit, klub ku u formua profesionalisht.

Gjithnjë sipas "Bild", në merkaton e verës operacioni do të mbyllet dhe Hernandez do të veshë fanellën e klubit më të titulluar në Gjermani.

Ndërkohë që Bajerni kërkon të konkretizojë edhe afrime të tjera, ku në listë janë Timo Ëerner i Leipzigut, talenti 19-vjeçar i Leverkusen Kai Havertz dhe 18-vjeçari i Chelsea-t Callum Hudson-Obi.

Shtuar më 27/02/2019, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori