Bayern Munchen: 850 mijë euro për 4 trofe
Përpos suksesit në fushë, lojtarët e Bayern Munchen u gëzohen edhe përfitimeve financiare. Titullarët që kanë luajtur ndaj Chelseat në finalen e Superkupës së Europës do të përfitojnë 50 mijë euro. Kjo premio do t’u shtohet edhe disa të tjerave që titullarët bavarezë kanë marrë pas triumfeve të fundit.

Ata kanë përfituar 50 mijë pas fitores në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë përballë Borussia Dortmund, 200 mijë i morën pasi eliminuan Barçën në gjysmëfinale të Champions League, 200 mijë të tjera pasi fituan Ligën e Kampioneve përballë Dortmundit.

Po 200 mijë euro kanë përfituar edhe titullarët që rimorën në Mynih Bundesligën. Ndërsa triumfi në finalen e Kupës së Gjermanisë përballë Stuttgart u ka sjellë yjeve të Bayernit plot 150 mijë euro.

Në total, së bashku me premion e Superkupës secili prej titullarëve të Bajernit ka marrë nga 850 mijë euro. /albeu.com/



Shtuar më 11/09/2013, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori